Sarri nuk duron pas humbjes: Arbitra të paaftë, ose është opsioni B

schedule11:02 - 4 Shtator, 2022

schedule 11:02 - 4 Shtator, 2022

Lazio u mposht në “Olimpico” nga Napoli dhe trajneri Maurizio Sarri nuk e ka pritur mirë rezultatin. Ai ka rezerva për gjykimin dhe e shpreh hapur diçka të tillë.

“Ka shumë pak për të komentuar mbi ndeshjen, edhe goli i parë i Napolit ishte me faull. Nuk di çfarë të them, në Itali arbitrat ose janë të paaftë, ose është opsioni B që do të ishte edhe më shqetësues.

Prej fillimit të sezonit po gabojnë, na kanë mbushur me të verdha. Ndoshta, Napoli do të fitonte ndeshjen në një mënyrë tjetër, por në këtë formë, të vjen inat”, tha Sarri mes të tjerash. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!