Sarri: Nervozizmi i Ronaldos? Më duhet ta falënderoj!

schedule23:43 - 10 Nëntor, 2019

schedule 23:43 - 10 Nëntor, 2019

Trajneri i Juventusit, Mauricio Sarri, foli pas ndeshjes kundër Milanit, sfidë që skuadra e tij e fitoi me rezultatin minimal, 1-0. Në fjalën e tij, Sarri analizoi ndeshjen, si dhe foli për episodin me Cristiano Ronaldon.

“Sot ishim të gatshëm të vuanim, skuadra tregoi shpirtin e duhur. Duhet të bënim më mirë sa i takon aspektit teknik, por sakrifica që bëri skuadra sot më pëlqeu. Kemi ende punë për të bërë, skuadra ka shumë vend për përmirësim. Sot kishim dhe një ndjenjë negative, emocione që me kalimin e minutave, i lamë pas.

Ronaldo? Nuk ka asnjë problem. Në fakt, ne duhet ta falënderojmë, pasi ai sakrifikoi për skuadrën, duke luajtur i dëmtuar. Ai bëri gjithçka mundi për minutat që luajti, edhe pse nuk ishte në 100%. Nervozizmi i tij? Është diçka normale për çdo futbollist.

Të gjithë duan të luajnë sa më shumë. Sot ishte vetëm masë paraprake, në mënyrë që të mos dëmtohej, asnjë problem tjetër. Çdo trajneri, i pëlqen kur lojtarët nevrikosen, pasi e kuptojnë se ishin gati të jepnin gjithçka në fushë”, tha mes të tjerash Sarri./abcnews.al