Sarri: Me Ronaldon nuk sqarohem, ja pikat e forta të Atalantës

schedule10:55 - 22 Nëntor, 2019

schedule 10:55 - 22 Nëntor, 2019

Mauricio Sarri ka qenë i pranishëm në konferencë për shtyp para sfidës së fundjavës kundër Atalantës. Trajneri i Juventusit foli për kundërshtarin, duke iu thurur elozhe. Gjithashtu, strategu italian u ndal edhe te “krisja” e tij me Cristiano Ronaldon.

SQARIMI ME RONALDON – “Nuk ka pasur nevojë për sqarim. Unë kam stërvitur lojtarë që në vitet ’90 dhe kam parë shpeshherë reagimë të tilla. Nuk ka asnjë problem. Problemi është se Ronaldo ka një dëmtim dhe ka kryer stërvitje të veçantë. Nesër, me 99% nuk luan”.

ATALANTA – “Është një skuadër me një nivel të lartë agresiviteti, me kualitet shumë të mira teknike dhe janë ndër ekipet me të forta në Serie A. Një skuadër e fortë, e vështirë për t’u thyer, por ne i kemi mundësitë. Është e rëndësishme që të marrim tre pikët, por nuk do të jetë aspak e lehtë”, tha mes të tjerash Sarri./abcnews.al