Juventusi luan nesër në orën 21:45 kundër Sassuolos në transfertë dhe në konferencën për shtyp, trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Maurizio Sarri, e konsideroi një sfidë të vështirë. Gjithashtu, strategu italian u shpreh se titulli, nuk duhet konsideruar i fituar.
“Titulli nuk duhet marrë si i mirëqenë ose i fituar, duhet të luftohet deri sa të vijë! E kemi në duart tona, nëse marrim 11 pikë arrijmë qëllimin por nuk mendoj se ka ndonjë person aq sipërfaqësor sa ta marrë atë si të mirëqenë.
“Në sport nuk ka ndonjë rezultat të dukshëm. Përpiqem që të mbetem jashtë kritikave, nuk frekuentoj dhe nuk do të frekuentoj kurrë rrjetet sociale për zgjedhje të jetës. Njerëzit në rrugë na japin mbështetje dhe dashuri.
Sassuolo është nga ato ekipe që kanë të njëjtën ecuri si Atalanta. Po i japin vazhdimësi projektit të tyre. Kampionati nuk ka përfunduar akoma, duhet të luftojmë dhe të vuajmë. Do të jemi me fat nëse arrijmë të sigurojmë 11 pikë në 6 ndeshjet e fundit”, përfundoi Sarri./abcnews.al
? Le parole del Mister alla vigilia di #SassuoloJuve #FinoAllaFine
— JuventusFC (@juventusfc) July 14, 2020