Sarri: Kupa është një objektiv i rëndësishëm, do bëjmë maksimumin

schedule16:50 - 8 Shkurt, 2022

schedule 16:50 - 8 Shkurt, 2022

Lazio do të përballet me Milanin në ndeshjen e kthimit të Kupës së Italisë. Sfida e parë mes dy skuadrave ka përfunduar me fitoren e kuqezinjve me rezultatin 2-0.

Ditën e nesërme “bardhekaltërve” iu duhet një fitore me 3 gola diferenca për të bërë të mundur edhe kalimin në turin tjetër.

Në konferencën për shtyp, trajneri Maurizio Sarri ka folur për takimin me Milanin, teksa theksoi se Kupa është një objektiv i rëndësishëm.

“Për ata që luftojnë edhe për titullin kampion, ky turne mund të jetë dytësor, ndërsa për ne që nuk jemi në një pozicion të mirë në renditje, Kupa është një objektiv i rëndësishëm. Duhet të japim maksimumin dhe të shkojmë në turin tjetër”.

Ndeshja e kampionatit në “San Siro” përfundoi 2-0, por tekniku bardhekaltër premton një tjetër skuadër ditën e nesërme: “Kemi ndryshuar në krahasim me atë ndeshje, por do të shohim se sa kanë ndryshuar ata. Në fund çdo ndeshje ka historinë e saj”.

Sarri nuk e tregon formacionin që do të zbresë në fushë: “Nuk e kam idenë, do të luajmë për të marrë maksimumin. Sigurisht, që nuk duhet të jemi të kushtëzuar nga ndeshja e kampionatit ku ata na mundën bindshëm”, ka përfunduar Sarri. /f.a/abcnews.al