Sarri: Ja çfarë na mungoi kundër Lecce-s, CR7 e meritonte pushimin

schedule18:27 - 26 Tetor, 2019

schedule 18:27 - 26 Tetor, 2019

Juventusi nuk ia doli të fitonte përballë Lecces. Transferta jugore u mbyll pa fitues, teksa golit të Dybala vendasit iu përgjigjen me Mancosu.

Maurizio Sarri nuk e fsheh zhgënjimin për këtë frenim, sidomos për rastet e humbura. Bardhezinjtë krijuan, por u mungoi qetësia për të shënuar golin e fitores. Trajneri shpjegon pse la pushim Cristiano Ronaldon dhe e mbyll me një koment për penalltinë e shkaktuar nga Matthijs De Ligt.

NDESHJA – “Duhet të ishim treguar më të kthjellët. Krijuam shumë raste, por na mungoi cinizmi për të finalizuar. Duhet ta kishim mbyllur këtë ndeshje, sepse me të vërtetë krijuam shumë”.

CR7 – “Ronaldo ndihej i lodhur psikologjikisht dhe nuk ishte zgjidhje lënia e tij në stol. Nuk do të kishte rikuperuar energjitë në pankinë, kështu që ishte e drejtë për dy mijë motive që ta linim pushim absolut”.

DE LIGT – “Nga pankina dukej si një prekje natyrale me dorë. Rregullat e reja lejojnë akordimin e penalltisë në këto situata, por mbrojtësit e kanë të vështirë t’iu shmangen rrethanave të tilla”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!