Sarri i sinqertë: Merkato më mërzit, tani janë ndryshe gjërat

schedule21:58 - 8 Dhjetor, 2019

schedule 21:58 - 8 Dhjetor, 2019

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri nuk duket se po pret me padurim merkaton e janarit dhe ka thënë se tregu i transferimeve “e mërzit për vdekje”. Strategu italian foli për SkySport Italia, ku tha se do të punojë shumë për të përmirësuar ekipin e tij pas humbjes së parë në Serie A kundër Lazios.

“Të jem i përfshirë në merkato, është gjëja e fundit që dua të bëj në jetë, kjo gjë më mërzit deri në vdekje. Më pëlqen të bëj punën time, që është për të stërvitur. Do të punoj me skuadrën që kam për të gjetur zgjidhjen e këtij ngërçi momental”.

“Unë isha në Premier League dhe niveli ishte shumë i lartë. Kur u largova nga Italia dy vite më parë, gjërat ishin ndryshe, tani ka një nivel më të mirë. Ekipet më të vogla kanë një nivel të mirë teknik dhe gjithmonë luftojnë deri në fund”, përfundoi Sarri./abcnews.al