“Sarri i jashtëzakonshëm, Buffon mbetet më i miri në botë!”

schedule16:26 - 20 Tetor, 2019

schedule 16:26 - 20 Tetor, 2019

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, ka folur për Sky Sport sot, ku ka treguar marrëdhënien e tij me gardianin Buffon dhe me trajnerin Sarri. Gjithashtu, boshnjaku foli edhe për sezonin e deritanishëm të “Zonjës së Vjetër”. Mes të tjerash, Pjanic tha:

“Ndihem shumë mirë dhe jam optimist për pjesën e mbetur të sezonit. Që kur kam ardhur te Juventusi, kam marrë shumë kritika, por vazhdoj të punoj dhe të bëj lojën time. Të gjithë lojtarët këtu duan të përmirësohen çdo ditë dhe kjo na bën edhe më të fortë.

Sarri është një trajner i madh, ne jemi të lumtur që po luajmë për të. Ai di si t;i marrë më të mirën çdo lojtari dhe ka gjithmonë diçka për të thënë, në mënyrë që ne të përmirësohemi edhe më shumë. Shpresoj të vazhdojmë me këto ritme. Uroj që asnjë të mos dëmtohet dhe të ruajmë të njëjtin grup lojtarësh.

Buffon? Është i jashtëzakonshëm, prezenca e tij është shumë e rëndësishme. Ne gjithmonë e falënderojmë, është një lider i vërtetë. Gjithmonë ka një këshillë për secilin prej nesh dhe kjo gjë na ndihmon tepër”, përfundoi mesfushori boshnjak./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!