Mauricio Sarri, pas ndeshjes që Juventusi humbi kundër Lyon në Champions League, doli para mediave dhe analizoi lojën që kishte bërë skuadra e tij. Ritmi ishte jo i dëshiruari dhe tekniku italian kërkon një ekip më të shpejtë në vazhdim, ndërkohë që nuk mungojnë kritikat për sulmin.
“Pjesën e parë ishim pak agresivë, luajtëm dobët, ishim të ngadaltë. Pjesën e dytë e rritëm ritmin, lëvizëm mirë pa top dhe rikuperuam topa në gjysmëfushën kundërshtare. Në fund ata luajtën në gjysmëfushën e tyre.
Për fat të mirë ka edhe 90 minuta për ta rregulluar situatë. Në sulm, për një ndeshje të këtij niveli në Champions, kemi bërë shumë pak”, është shprehur Sarri për mediat e pranishme në sallën e konferencave pas ndeshjes me francezët e Lyon.
Sarri është pyetur edhe në lidhje me gjykimin dhe deklarata e tij në Itali është shpërndarë në masë, duke pasur parasysh që Juventusi shikohet si ekipi i përkëdhelur nga arbitrat. “Në Itali do të kishte dy penallti për ne, për ndërhyrjet ndaj Ronaldo dhe Dybala. Në Itali ka një tjetër metër në gjykim dhe duhet të përshtatemi me këtë”, u shpreh Sarri. /abcnews.al