Sarri flet hapur: Lazio ime si skuadër gjalpi, barazimi nuk më kënaq

schedule18:31 - 6 Janar, 2022

schedule 18:31 - 6 Janar, 2022

Lazio e nisi me barazim vitin, pasi u ndal në shtëpi nga Empoli me rezultatin 3-3. Ndeshja u zhbllokua nga mesfushori i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami.

Në fund të këtij dueli, trajneri Maurizio Sarri për “Lazio Radio Style” është shprehur: “Është një rezultat që nuk më kënaq. Skuadra luajti një ndeshje cilësore, me shumë raste shënimi. Nëse në 10 minuta e gjen veten në disavantazh 2-0, do të thotë se ka një problem.

Kemi pasur shumë episode të këqija, por gjithmonë kemi reaguar në mënyrën e duhur, duke ulur kokën dhe duke punuar. Nuk mund të ankohem. Pjesa e dytë pati një nivel shumë të lartë, por ka ende diçka për t’u vlerësuar.

Goli i parë erdhi nga mungesa e përqendrimit, ndërsa në golin e tretë na goditën me grusht sikur të ishim të bërë me gjalpë. E kuptoj që Ramos u ndëshkua me karton të verdhë dhe kishte frikë nga një karton i dytë i verdhë.

Në duelet një kundër një ne jemi skuadra më e keqe në Serie A. Nuk po flas për mbrojtësit, sepse duele një kundër një zhvillohen kudo në fushë”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!