Një fitore në Rusi e kualifikon dhe Juventusi do të bëjë të pamundurën për të triumfuar përballë Lokomotiv Moscow. Bardhezinjtë vuajtën në ndeshjen e parë në Torino dhe Maurizio Sarri e di se nesër do të jetë e njëjta situatë.
Trajneri i Juventusit ndalet edhe te mungesat e ekipit, diçka që nuk e shqetëson shumë duke parë kontingjentin e pasur të kampionëve të Italisë.
KUNDËRSHTARI – “Do të jetë një ndeshje identike me atë të zhvilluar në fushën tonë. Lokomotiva ka një skuadër të fortë, do të përpiqen të bëjnë diçka më shumë në shtëpi dhe do të tentojë fitoren. Gabimet të sjellin humbjen në Evropë, kështu që duhet të jemi gati në aspektin mental”.
MUNGESAT – “Cuadrado është i skualifikuar, ndërsa De Ligt do të mungojë për një problem në kavilje. Jemi të detyruar të ndryshojmë diçka në formacion. Edhe Dybala ka pasur probleme në zorrë gjatë mbrëmjes së kaluar, por besoj se do t’ia dalë. Për fat të mirë, mungesat në këtë skuadër mund të tejkalohen lehtësisht”.


