Sarri: Derbi kurrë ndeshje normale, ja pse VAR-i nuk më pëlqen

schedule14:46 - 1 Nëntor, 2019

schedule 14:46 - 1 Nëntor, 2019

Maurizio Sarri dëshiron të debutojë me fitore në derbi dhe nuk e fsheh diçka të tillë. Trajneri i Juves jep mendimin e tij në lidhje me teknologjinë VAR, teksa ndalet edhe te gjendja e Pjanic. Në fund Higuain. Sarri nuk e ka fshehur kurrë admirimin për Pipitën, forma e të cilit varet shumë nga motivimi.

DUELI – “Derbi nuk është kurrë një ndeshje normale. E dimë që sfida të tillë shkruajnë historinë, pavarësisht gjendjes së ekipeve. Pres një Torino shumë të motivuar, mund të jetë një ndeshje deçizive për ta. Duhet të përpiqemi ta vendosim ndeshjen nën komandën tonë”.

PJANIC – “Nuk e di akoma nëse Miralem do të luajë nesër. Dje u stërvit veçmas, do të vendosin mjekët dhe përgatitësit atletikë për aktivizimin e tij”.

VAR – “Mua më pëlqen më shumë kur gjyqtarët arbitrojnë në fushën e blertë. Jo të gjitha vendimet janë të pranueshme, nuk e kam kuptuar akoma rregullin e prekjes me dorë. Edhe në jetën e përditshme ka rregulla absurde, por duhet të përshtatemi. Mua nuk më pëlqen VAR-i, tani po përdoret nga 3-4 herë për ndeshje. Jashtë Italisë përdoret më pak”.

HIGUAIN – “Gonzalo është një sulmues i madh, në verë e pashë të motivuar si asnjëherë tjetër. Në Londër më ka pëlqyer më pak. Kur arrin të motivohet, kthehet në një lojtar të jashtëzakonshëm”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!