Juventusi u rikthye te fitorja pas humbjes me Napolin dhe mposhti 3-0 Fiorentinën. Maurizio Sarri është i kënaqur me paraqitjen e djemve të tij, por pret më shumë në aspektin e intensitetit të ndeshjes.
“Kemi shumë lojtarë të jashtëzakonshëm në sulm. Kemi shumë zgjidhje, edhe pse nuk është e thjeshtë t’i gjejmë ato. Fiorentina mbron me skemën 3-5-2 dhe krijon densitet. Preferova ta nis me Douglas Costa për t’i dhënë gjerësi skuadrës. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe driblon rivalin me shumë lehtësi.
Është blasfemi të mbash Dybala jashtë, por unë mendoj për ekuilibrin e Juventusit. Ka raste kur tregohemi pasivë dhe humbasim intensitetin dhe ritmin për rreth 10 minuta.
Ronaldo? Po vazhdon të shënojë dhe kjo i bën mirë në aspektin psikologjik. Ai bën diferencën, por edhe sulmuesit e tjerë po luajnë mirë. Rabiot po luan mirë, po zhvillon paraqitje të rëndësishme dhe tifozët po e vënë re diçka të tillë“, thekson Maurizio Sarri. /abcnews.al