Sarri: Bëra një gomarllëk, e mbytëm Milanin për 30 minuta

schedule09:38 - 13 Qershor, 2020

schedule 09:38 - 13 Qershor, 2020

Maurizio Sarri, trajneri i Juventusit, vlerëson 30 minuta e para të ndeshjes me Milanin dhe i gëzohet kualifikimit në finalen e Kupës së Italisë. Sigurisht që bardhezinjtë paraqitën dobësi dhe tekniku italian e pranon diçka të tillë, sikurse edhe pranon se bëri një gabim trashanik.

“Është e qartë që ndihesh mirë kur kthehesh pas tre muajsh në fushë, edhe pse u luajt pa tifozë. Jam i befasuar dhe i kënaqur me 30 minutat e para të ndeshjes. Dominuam dhe e luajtëm topin shpejt, madje edhe para se Milani të ndëshkohej me karton të kuq.

Pastaj e ulëm ritmin dhe intensitetin, që nuk është gjë e mirë në një stadium të boshatisur. U fokusuam te gjërat individuale dhe e humbëm mprehtësinë. Pozitiv është fakti që nuk e lamë kundërshtarin të luajë. Do duhet kohë të kthehemi në maksimumin tonë. 30 minuta e para ishin një shenjë e mirë”, tha Sarri për “Rai Uno”.

Më tej ai tregoi se ku gaboi ai si trajner: “Bëra një gomarllëk. U përfshiva te entuziazmi që kemi pesë zëvendësime dhe bëra tre njëherazi, çka ishte një rrezik i madh. Në atë moment humbëm diçka në lojën tonë. Ndoshta në të ardhmen duhet t’i shpërndaj zëvendësimet.

Douglas Costa e nxora sepse kisha frikë se mos dëmtohej. Ai doli dhe ende duket një nga ata që ishte më në formë. Është një lojtarë që mund të bëjë diferencën kur është i stërvitur mirë”. Juventusi do të luajë në finale me fituesin e çiftit Napoli-Inter, që përballen sonte prej orës 21:00. Finalja e Kupës së Italisë zhvillohet me 17 qershor, ndërkohë që tre ditë më pas rinis Serie A. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!