15 kallëpe tritol, me peshë totale 6 kilogramë lënde eksplozive, u sekuestruan nga policia e Sarandës. Tritoli u gjet i fshehur në një thes, mes disa shkëmbinjve dhe shkurreve në kodrën mbi lagjen ”Baba Rexhepi” në Sarandë. Sipas policisë, lënda shpërthyese u gjet pas kontrollit të imet të zonës nga uniformat blu. Policia kishte siguruar më parë një informacion nga shërbimet e posaçme dhe po punon me prokurorinë për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sarandë, sekuestrohen 6 kg tritol
schedule16:20 - 30 Tetor, 2017
schedule 16:20 - 30 Tetor, 2017