Sarandë, qendër për emigrantët/ Institucioni mund të strehojë 60 persona

schedule15:34 - 11 Korrik, 2023

schedule 15:34 - 11 Korrik, 2023

Në këtë qendër të hapur në Qafë Botë të Sarandës do të strehohen përkohësisht emigrantët e paligjshëm.

Institucioni u përurua nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin dhe Ministria e Brendshme.

Për shkak të fluksit të shtuar të emigrantëve të parregullt nga pika më jugore e kalimit kufitar me Greqinë, autoritetet shqiptare kanë kërkuar mbështetjen e Organizata Ndërkombëtare për Migracionin për ngritjen e një qendre regjistrimi dhe strehimi të përkohshëm.

Qendra ka kapacitet të akomodoj 60 persona, po ashtu ka ambjente të dedikuara fëmijëve dhe një ambulancë.

Gjatë vitit 2022 përmes pikës kufitare të Qafë Botës kanë mbërritur në vendin tonë 1240 emigrant të paligjshëm, kryesisht afgan, ndërsa  6 mujorin e parë të këtij viti  janë kapur 396 emigrant mes tyre 20 fëmijë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!