Tre persona janë arrestuar nga policia e Sarandës pasi u kapën duke transportuar disa emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt vendeve të BE-së. Në pranga kanë rënë shtetasit Eduart Kërçiku 26 vjeç, Elion Bakalli 23 vjeç, Bernard Karaje 43 vjeç. Në kërkim është shpallur Leonard Celiku 29 vjeç.
Ky i fundit po lëvizte me automjet para 3 makinave me emigrantë për të monitoruar rrugën për shkak të policisë. Njëri prej tyre ishte me masë sigurie ‘detyrim paraqitje’ për këtë veprimtari kriminale. Tre të arrestuarit u pikasën në aksin Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur “Ish-miniera e Kripës” .
/abcnews.al