Një punonjës ndërtimi është plagosur në Sarandë. 57-vjeçari, Ndue Nikolli është paraqitur për ndihmë mjekësore në urgjencën e qytetit.
Nikolli mësohet se është punëtor ndërtimi në Sarandë dhe është rrëzuar.
57-vjeçari ka dëmtime në kokë. Pas ndihmës së parë është transportuar drejt spitalit të Traumës me helikopter. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, por ende nuk ka informacion më tepër.
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 13:00, në lagjen nr. 1, gjatë punimeve të brendshme, në katin e dytë të një pallati në pronësi të shtetasit A. R, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht në pjesën e kokës shtetasi N. N., 57 vjeç (punëtor), i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al