Sarandë/ Motori përplaset me makinën, humb jetën drejtuesi

schedule15:40 - 28 Qershor, 2023

schedule 15:40 - 28 Qershor, 2023

Një aksident me vdekje raportohet në Sarandë. Një motoçikletë ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur me një makinë. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës Marsel Kasi, 35 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në Qafë-Gjashtë. Drejtuesi i automjetit tip “Ford” Taulant Bita është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!