Sarandë- Një shtetas francez ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit. Viktima është Marvin Feneuille. Ai kishte ardhur prej disa ditësh në Sarandë për turizëm. Ishte i shoqëruar me shokë në kohën kur ka ndodhur ngjarja.
Ishin pothuajse të gjithë në gjendje të dehur duke ecur në këmbë në rrugën “Butrinti” në afërsi të Bougainvillea. 28-vjeçari ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga lartësia që ndodhet mes resortit ku ka hapësirë.
Rënia ishte fatale se 28-vjeçari e ka humbur jetën në vend. Autoambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe pas mbërritjes në spital mjekët konstatuan vdekjen e të riut.
/abcnews.al/

