Sarandë, gjendet një viktimë në kanal

schedule09:00 - 9 Gusht, 2019

schedule 09:00 - 9 Gusht, 2019

Mëngjesin e kësaj të premteje në vendin e quajtur “Kthesa e Valohovës” Bistricë, u gjet një shtetas i pajetë në një kanal me ujë. Viktima është rreth moshës 45 vjeç, banues në Berat, i cili nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera në trup.

Dyshohet se ka rënë aksidentalisht ne kanalin me ujë si pasojë e arrestit kardiak. Po punohet për identifikimin e plotë të tij. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor i cili kreu veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave./ABC News Albania 24/7