Një 51-vjeçar, banues në Itali, teksa drejtonte automjetin e tij, është përplasur me një motomjet.
Si pasojë, drejtuesi i këtij të fundit është dërguar në spitalin e Traumës, ku po merr trajtimin mjekësor.
“Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi shtetasin 51 vjeç, banues në Itali, pasi në kryqëzimin e rrugëve “Gjon Pali” dhe “Përmeti,” duke drejtuar automjetin e markës “Fiat,” është aksidentuar me motomjetin tip “Piaggio”, me drejtues shtetasin 38 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./abcnews.al