SARANDË- Nëse kalon pranë bulevardit buzë detit në Sarandë sytë do të ndeshin patjetër, punimet e shumta artizanale nga duart e Naile Metaj. 67-vjeçarja thur me shtiza e punon me rruaza gjithçka të mundshme që mund të tregtohet. I bën me lehtësi sepse vitet e punës mbi shpinë janë të shumta.
Punën e dorës nisi ta mësonte qysh në fëmijëri, atëherë kur lodrat mungonin dhe ajo qëndronte pas të emës duke mësuar prej saj qëndisjet e para.
“Mua me ka mësuar nena qe 7 vjece, ne klase te pare, dhe me mësonte, ne fillim me nje pupe, pastaj qendisja, dhe ne shkolle benim pune dore ne ate kohe. Unë kisha qef me teper te beja pune dore sesa te luaja.. edhe pse ne ate kohe nuk kishte shume lodra.. dhe ate kohe nuk e mendoja qe kjo pune do behej burimi i jeteses per mua. Produktet qe tregtoj i punoj vet, edhe bizhute i bej vet, blej rruazen, materialin edhe i bej vetë. Dhe ne behar i shes. Ndersa punimet e dores i bej edhe me kerkesa, keto pupat, trikot, xhamadanet i bej me porosi. Kalojne njerezit i shohin, dhe me kerkojne, 2 pale corape, xhamadane per femije.
Pasioni për punën e dorës e ka shoqëruar gjithë jetën, por 33 vite më parë kur erdhi në Sarandë ajo u përball me vështirësinë e gjetjes së një pune. Dhe aty vendosi të kthente në profesion atë që prej nga fëmijëria e kishte bërë për pasion deri në atë moment punët e dorës vetëm i kishte dhuruar.
“Kur erdha ketu ne fillim nuk kisha pune dhe nje shoqe ne koder me tha; A di pune dore ti? Di i thashe dhe tha bejme punime dore dhe dalim i shesim te turizmi se i blejne shume turistet dhe ne fillim me vinte zor por tani nuk me ben pershtypje”
Klientela e blerësve ndër vite është përbërë nga të huajt, madje me disa thotë ajo ka krijuar edhe raporte miqesore.
“Te turistet shpernlehem me kete pune, kurse shqiptaret nuk e vleresojne fare. Turistat e vleresojne, edhe me nxjerrin foto, dhe ju pelqen edhe ta punoj edhe te binden qe i bej vet. Kam patur raste shume qe me thone punoje ne sy ne moment. Pasi e realizoj punen ne sy te tyre me thone thank you, very good, me bejne foto, me pelqen dhe me perqafojne e pastaj blejne sa me shume kur binden qe eshte punim dore.
Ne 33 vite qe punoj ketu vecoj nje histori te nje turisteje qe vjen gjithmone e me pershendet, a jeton ketu a ka blere shtepi ketu nuk e dij por ka blere punime dore te une dhe vjen me pershendet dhe cdo vit blen dhoro per te afermit e saj jashte shtetit dhe me ka sjelle edhe dhurata nga Anglia. Kam bere miq me kete pune.”
Edhe pse në pension Nailia as nuk e ka menduar të mos krijojë më punime. Ajo thotë se do të qëndisë dhe tregtojë derisa të ketë forcë fizike. Ndërsa thotë se çdo vajzë e grua duhet të sigurojë të ardhura pa drojtje nga puna.
“Une mendoj qe sa te kem mundesi, te me lere fuqia, nuk rrij dot pa punime dore.. e kam pasion nuk rrij dot vertetë. Une mesazh do u jap te rinjve dhe kush eshte grua mos te kem turp qe uu nuk dal une atje te shes.. se ne punen tone shesim, kush do te punoje e con pensionin.. ja edhe une 97 mije leke marr por nuk na e ka fajin njeri se po te paguaja une sigurime do kisha 33 vite pune. Vetem me vitet punes se fshatit, por ama kush do i rrit mundesite dhe te rinjte ta marrin zanatin. Te gjitha vajzat e grate mos ta kene per ofendim por te punojne se puna eshte nder nuk eshte turp te punojne se ka pune plot sidomos tani ne Sarande ne sezonin turistik ka pune sa te luten njerezit”
Punimet e shumëllojshme të qëndisura nga duart e 67 vjeçares janë një copëz Shqipërie që të huajt marrin me vete kur largohen./abcnews.al