Saranda bosh, nënat me fëmijë nuk dalin nga shtëpia në orarin e lejuar

schedule11:55 - 19 Prill, 2020

schedule 11:55 - 19 Prill, 2020

Saranda ka treguar një panoramë ndryshe nga qytetet e tjera në vend, me rrugët, parqet dhe trotuaret bosh, me një numër fare të vogël njerëzish.

Ndonëse ishte lejuar lëvizja e lirë deri në orën 11:00 të paradites për nënat me fëmijë, ato kanë preferuar të qëndrojnë në shtëpi.

Lexo edhe: Në Tiranë dalin edhe baballarët, nënat nuk lënë dot në shtëpi fëmijët mbi 10 vjeç

Gazetarja Silvja Sulja raporton për Abc Neës se qyetarët kanë zgjedhur të mos shfrytëzojnë orarin e lirë për të lëvizur për të dalë jashtë, ashtu si një ditë më parë të moshuarit./abcnews.al