Sarah Jessica Parker tregon hapur nëse ka bërë ndonjëherë operacione plastike

schedule14:47 - 30 Qershor, 2023

schedule 14:47 - 30 Qershor, 2023

Tema e operacioneve plastike u hap në tavolinën e “The Howrd Stern Show”, ku e ftuar ishte Sarah Jessica Parker e cila foli hapur për çështje që lidhen me pamjen e saj, por edhe moshën. Aktorja e njohur ka qenë prej dekadash një nga modelet më të njohura dhe shpesh shquhet për zgjedhjet e saj në stil, bukuri dhe mirëqenie.

Në “Sex and the City” ajo i ka pasur gjithmonë thonjtë e pa lyer, ndërkohë që edhe sot e kësaj dite ajo vetë ka zgjedhur të mos bëjë asnjë ndërhyrje në fytyrën e saj. Kur u pyet fillimisht nëse mendonte se ishte e bukur, Parker tha troç:

“Unë e konsideroj veten të paraqitshme. Por unë nuk do të ulem dhe të shikoj veten në pasqyrë. Mendoj se jam mirë”. Në mënyrë të pashmangshme diskutimi u fokusua edhe tek operacionet plastike, botoksi dhe liftimi i fytyrës, të cilat preferohen gjithnjë e më shumë nga femrat moderne. Por ajo shprehet se nuk e ka marrë kurrë vendimin për t’u operuar, ndërsa tani “i pyes njerëzit nëse është vonë për të bërë operacion. Dhe përgjigja që marr është: ‘Me operacione plastike, jo vetëm dukesh më e çlodhur, por bëhesh një person krejtësisht tjetër'”.

Pra, ajo vetë mund të mos ketë bërë asnjë ndërhyrje estetike, por e kupton plotësisht pse njerëzit i zgjedhin dhe i referohet presionit shoqëror që mbizotëron, në kurriz të grave: “E kuptoj pse njerëzit e bëjnë këtë zgjedhje. Ka kaq shumë theks, veçanërisht tek femrat, tek pamja e tyre.”

“Edhe vitin e kaluar kur dolëm në transmetim me sezonin e ri (të And Just Like That) kishte kaq shumë artikuj rreth plakjes dhe plakjes së këndshme dhe ‘flokët e Sarah Jessica-s janë gri’.” Ajo ka komentuar faktin se edhe pse është fotografuar me një koleg, askush nuk i ka komentuar flokët e tij të thinjura sepse ai është mashkull, por shtypi ndërkombëtar dhe publiku i kanë komentuar flokët e bardha të saj, edhe pse në mënyrë pozitive.

Në fund aktorja e njohur përfundoi duke thënë: “Mendoj se njerëzit duhet të bëjnë gjithçka që i bën të ndihen më mirë kur dalin nga dera e shtëpisë së tyre”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!