Sarah flet për fillimet e njohjes me Dj PM: Erdhi në jetën time në ditët më të vështira

schedule16:27 - 30 Mars, 2022

schedule 16:27 - 30 Mars, 2022

Sarah Berisha dhe Dj PM janë një ndër çiftet më të dashur në showbizin shqiptar. Ata u njohën në “Big Brother VIP” dhe pas daljes duket se po e shijojnë edhe më shumë romancën e tyre.

Së fundmi, një një intervistë, moderatorja e “Kosheres” ka treguar disa detaje nga momenti i parë kur takoi PM brenda shtëpisë së famshme.

Sarah tregoi se atë natë ishte shumë e mërzitur pasi ishte në nominim dhe  kur hyri DJ i shprehu pëlqimin, si pasojë humori i saj ndryshoi.

“Nuk e kisha parë, me sa di siç më ka thënë edhe PM as ai nuk më njihte më ka parë në Big Brother dhe ka qenë e fortë se në ditën që ka hyrë PM unë dola më pak e preferuar nga publike apo isha në nominim, diçka e tillë dhe isha shumë e mërzitur atë natë dhe kur dola jashtë, çunat hynë si DJ dhe unë mendova se kanë ardhur për të luajtur argëtuar. Këta hynë unë nuk isha në terezi fare dhe kur u futën brenda dhomës së rrëfimit duke treguar që ishin banorë dhe kur tha PM se njëra nga vajzat që më pëlqen ishte Sara, mu rikthye buzëqeshje”, tha moderatorja./abcbews.al