Sarah Berisha hedh poshtë zërat për largimin e saj: Do të jem te “Kosherja” deri në fund të sezonit

schedule21:46 - 27 Mars, 2022

schedule 21:46 - 27 Mars, 2022

 

Sarah Berisha është moderatorja e re e këtij sezoni të spektaklit të humorit “Kosherja”.

Ndonëse ka vetëm pak javë që është shfaqur në këtë pozicion në ekranin e ABC, ajo është pritur shumë mirë nga publiku. Komentet kanë qenë shumë pozitive për bukuroshen, e cila kulmin e suksesit të saj e pati te shtëpia e famshme e “Big Brother VIP”.

Këtë të dielë, në fillim të skeçit me personazhin e Dhorit, Sarah ka deklaruar se “Kosheren” do ta moderojë deri në fund të sezonit dhe nuk ka asnjë plan për t’u larguar.

“Kisha një parandjenjë sikur të kishin hequr”, i tha Dhori.

“O Dhori këtu më ke deri në fund të sezonit”, u përgjigj moderatorja, duke hedhur poshtë zërat.

Më poshtë mund të ndiqni videon e plotë:

/abcnews.al