Sara Hoxha dhe Ledri Vula u bënë prindër për herë të parë në fillim të muajit Dhjetor. Dyshja e famshme janë shumë aktivë në rrjete sociale ku ndajnë shpeshherë momente me vogëlushen e tyre, Poem Blu. Së fundmi, Sara në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram ka ndarë disa detaje nga lindja.
Njëri prej ndjekësve e ka pyetur se “cilët ishin fjalët e Ledrit gjatë lindjes dhe a e ka ndihmuar prania e tij”, ndërsa ajo i është përgjigjur duke thënë se Ledri ka qenë ndihma më e madhe dhe se i ka qëndruar pranë gjatë gjithë kohës.
“Mendoj 1000 % që partneri duhet patjetër të jetë personi që t’ju shoqërojë gjatë kësaj eksperience. Mua më ka ndihmuar shumë dhe as nuk e imagjinoja dot të kisha dikë tjetër aty përveç tij. Patjetër që më ka ndenjur vetëm te koka sepse aty kisha nevojë.“, është shprehur Sara. /abcnews.al