Sapo ka lindur dhe përballet me një krizë botërore, foshnjës i vendoset mbrojtëse kundër koronavirusit

schedule22:43 - 2 Prill, 2020

schedule 22:43 - 2 Prill, 2020

Sapo ka ardhur në jetë dhe i duhet të “përballet” me një krizë botërore. Një foshnje të porsalindur, një spital në Bangkok i është vendosur një mbrojtëse në fytyrë. Fëmijës iu vu mbrojtësja në mënyrë që ta mbajë të sigurt nga koronavirusi ndërsa rrinte i shtrirë në një shtrat të kryeqytetit të Tajlandës.

Mbrojtësja plastike mbulonte gati gjysmën e trupit të vogël të fëmijës i cili ishte mbështjellë me rroba të porsalindurish dhe i dukej vetëm fytyra, shkruan abcnews.al

Masat edhe për të vegjlit vijnë pasi kryeministri i Tajlandës njoftoi shtetrrethim gjatë natës rreth e qark vendit, duke thënë që njerëzit duhet të përshtaten në mënyrë që të mbijetojnë. Shtetrrethimi i orës 22.00-04.00, është masa më e fundit e marrë nga qeveria e vendit për të luftuar koronavirusin.

Kryeministri i vendit Prayuth Chan-ocha është shprehur:

“Ne i japim prioritet shëndetit mbi lirinë. Nuk mund të jemi mos jemi aq rehat sa më parë, por tani të gjithë duhet të përshtatemi për mbijetesë dhe të kemi përgjegjësi sociale, kështu ne mund t’ia dalim nga kjo krizë.”

Tajlanda numëron 1,875 raste me koronavirus dhe 15 viktima. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!