Është hedhur para pak minutash shorti për ‘Play Off-in” e kupës së botës “Katar 2022”.
Portugalia e Fernando Santos ‘peshkoi’ Turqinë në gjysmëfinalen e ‘Play Off’, ndërsa nëse portugezët arrijnë të kalojnë turqit në finale mund të përballen me Italinë.
Për këtë short ka folur edhe trajneri Santos i cili theksoi se nuk duhet të mendojmë tani për Italinsë sepse paar kemi një ndeshje me Turqinë.
“Nuk ia vlen të flasim për Italinë. Duhet të fokusohemi para së gjithash të mundim Turqinë, kjo është ndeshja më e rëndësishme që të jemi në finale dhe t’i mundim, që është objektivi ynë kryesor. Shorti ashtu ishte, nuk ja vlen te debatosh shumë”, tha fillimisht Santos.
“Është një ekip që në parim do të shfaqet në 4x3x3, ka lojtarë shumë të mirë. Ndonjëherë punët e tyre kolektive, ndonjëherë jo aq shumë, por vetëm në mars do ta dimë me siguri. Duhet të llogarisim tek ata, ata janë një ekip që paraqet gjithmonë vështirësi. Do të përgatisim gjithçka me detaje”, përfundoi tekniku i portugezve. /f.a/abcnews.al