Fernando Santos nuk e pritur aspak mirë humbjen 0-1 që pësoi Portugalia në shtëpi kundër Francës, sfidë për llogari të Nations League. Goli i N’Golo Kante në minutën e 54-t i dha tre pikët “Gjelave” dhe vendin e parë në grup.
Trajneri i kombëtares luzitane, në prononcimin e dhënë për RTP, analizoi sfidën dhe mori përsipër përgjegjësitë e kësaj humbje. “Përgjegjësitë e kësaj humbje janë të miat. Hasëm vështirësi dhe Franca u shfaq superiore në pjesën e parë.
Nuk po ia dilnim dot të rikuperonim topa në mesfushë. Në pushim të ndeshjes ia bëra të qartë djemve se çfarë prisja prej tyre. E morëm veten, u përmirësuam në fraksionin e dytë, por pësuam golin e humbjes.
Reagimi nuk mungoi nga ekipi im, krijuam disa raste për të barazuar ndeshjen, por nuk ia dolëm të gjenim golin dhe të evitonim humbjen“, deklaroi Fernando Santos, trajneri i kampionëve në fuqi të Europës. /abcnews.al