Pasioni për parfumet dhe produktet artizanale që sjell për herë të parë, flet Santana Çomora

schedule09:00 - 10 Korrik, 2020

schedule 09:00 - 10 Korrik, 2020

Santana Çomora, kryeredatore e revistës Living ishte e ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” për të folur për parfumet dhe “Olivos”, markën me të cilën bashkëpunoi për të sjellë për herë të parë në vendin tonë produkte artizanale dhe tërësisht organike.

Olivos janë artizanalë pa paraben dhe janë produkte organike, ky ishte dhe qëllimi që të sillja këtë marke, duke iu afruar natyralitetit. Punohen në mënyrë artizanale, edhe kur i porosisim duan një kohë të tyre.

Ne kemi futur dhe një markë tjetër që është pjesë e saj, për t’ju bashkangjitur jo vetëm pjesës së sapuneve por edhe kozmetikës sepse klientët vazhdimisht kërkonin nëse kemi produkte të tjera, kremra, serume.“, tha ajo.

Ajo thotë se krijimi i parfumit lidhet me një histori, por shpesh markat për arsye të kohës i heqin nga tregu për të sjellë diçka të re.  Sipas saj, është e rëndësishme të përdoret në disa pjesë të trupit në mënyrë që të zgjasë më shumë, kryesisht në pjesën pas veshit dhe tek pjesa e kyçeve të dorës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!