Sanna Marin: Turqia do të ratifikojë kërkesën e Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO para zgjedhjeve

schedule12:17 - 24 Mars, 2023

schedule 12:17 - 24 Mars, 2023

“Jemi në mes të procesit për anëtarësimin në NATO. Turqia ka njoftuar se do ta ratifikojë kërkesën tonë para zgjedhjeve.

Të njëjtën gjë tha edhe Hungaria. Mendoj se data është të hënën e ardhshme, por nuk është diskutuar për procesin e ratifikimit”, tha pak më parë kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin e pyetur për këtë në ditën e dytë të Samitit në Bruksel.

Ndërkohë, ligji për anëtarësimin e Finlandës në NATO u nënshkrua ditën e djeshme, gjatë një ceremonie, nga presidenti i vendit Saul Niinisto.

“Finlanda është gati të bashkohet me aleancën e mbrojtjes së NATO-s”, shkroi ai në Twitter.

Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1300 km me Rusinë, aplikoi për t’u bashkuar me aleancën majin e kaluar pas nisjes së luftës ruse në Ukrainë.

/abcnews.al