Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se largimi i disa kompanive të huaja nga Rusia nuk është ndonjë problem shumë i madh, shkruan BBC.
Në një fjalim në forumin ekonomik të shteteve post-sovjetike, Putin tha se është e pamundur të shkëputesh Rusinë nga teknologjia Perëndimore pavarësisht sanksioneve.
“Vjedhja e aseteve nga Perëndimi nuk do të rezultojë pozitive,” tha ai, duke shtuar se Rusia është dhe mbetet eksportuesi kryesor i grurit.
Ai tha gjithashtu se është e rëndësishme që Rusia të largohet nga sistemi bankar Swift. Ky reagim vjen pasi BE dhe aleatët e saj pezulluan shtatë institucione nga sistemi në mars dhe ka propozuar përjashtimin e tre bankave të tjera ruse nga Swift.
/abcnews.al