Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë në një samit virtual me udhëheqësit e G7, që pritet të premtojnë më shumë mbështetje për Ukrainën dhe të forcojnë sanksionet kundër Rusisë.
Joe Biden njoftoi sanksione të reja kundër Rusisë dhe aleatët e tjerë perëndimorë pritet ta bëjnë të njejtën gjë në samitin e mbajtur për një vjetorin e pushtimit rus të Ukrainës.
Presidenti aktual i G7, Japonia tha se po shqyrtonte masa të reja, pa dhënë asnjë detaj.
G7 përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania dhe SHBA.
/abcnews.al