Sanksionet “fundosin” Rusinë, raporti paralajmëron Putinin për recesion të thellë

schedule20:23 - 5 Shtator, 2022

schedule 20:23 - 5 Shtator, 2022

Zyrtarët rusë kanë paralajmëruar privatisht se vendi mund të përballet me një recesion më të gjatë dhe më të thellë pasi ndikimi i sanksioneve perëndimore përhapet, në një raport të brendshëm të përgatitur për qeverinë.

Raporti konfidencial, zbulon se sanksionet nga aleatët perëndimorë mund të pengojnë sektorët ku Rusia është mbështetur për vite me radhë për të fuqizuar ekonominë e saj, shkruan Guardian duke cituar Bloomberg.

Ai përshkruan një pamje shumë më të zymtë të ndikimit të vërtetë të izolimit ekonomik të Rusisë si rezultat i pushtimit të saj në Ukrainë, sesa zyrtarët zakonisht bëjnë në deklaratat e tyre publike.

Në dy nga tre skenarët në raport, ekonomia e Rusisë mund të kthehet në nivelet e paraluftës vetëm në fund të dekadës ose më vonë. Të gjithë skenarët e shohin presionin e sanksioneve duke u intensifikuar, me më shumë vende që ka gjasa të bashkohen me to.

Rreth 200,000 specialistë rusë të IT-së mund të largohen nga vendi deri në vitin 2025, thotë raporti, ndërsa paralajmëron gjithashtu se vendi përballet me një “bllokadë” që “ka prekur praktikisht të gjitha format e transportit”, duke ndërprerë më tej ekonominë e vendit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!