Sanksionet e SHBA në veri, Haradinaj: Lajmi shkëlqyeshëm për Kosovën

schedule19:16 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 19:16 - 8 Dhjetor, 2021

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përshëndetur vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksionimin e krerëve të krimit të organizuar në Kosovë. Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj e cilëson si lajm të shkëlqyer.

“Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksionimin e krerëve të krimit të organizuar në Kosovë, është lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën.

SHBA dhe Kosova janë të përkushtuar për sundimin e ligjit dhe kjo është një përpjekje e përbashkët për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Vendimi do të ndihmojë misionin tonë të përbashkët për të goditur krimin transnacional në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”, shkruan ish-kryeministri. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!