Sanksione ndaj 8 zyrtarëve të lartë evropiane, Brukseli thërret ambasadorin e Rusisë në BE

schedule16:13 - 3 Maj, 2021

schedule 16:13 - 3 Maj, 2021

Ambasadori i Rusisë në BE këtë të hënë është thirrur nga autoritetet evropiane në lidhje me vendimin më të fundit të Moskës për të sanksionuar tetë zyrtarë të lartë evropianë, përfshirë presidentin e Parlamentit Evropian dhe një komisioner.

Zëdhënësi i shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka bërë me dije se ambasadori është thirrur nga sekretari i përgjithshëm i Komisionit Evropian dhe shërbimi evropian për veprime të jashtme.

Ndërkohë kujtojmë se një javë më parë Rusia ndaloi hyrjen në territorin e saj të tetë zyrtarëve evropianë, mes të cilëve presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, zëvendëspresidenten e Komisionit Vera Jourova, prokurorin e Berlinit, Jörg Raupach dhe deputetin francez, Jacques Maire, raportues special për helmimin e opozitarit, Alexeï Navalny në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APCE).

Bashkimi Evropian dënon këtë vendim të njoftuar pas miratimit nga Parlamenti Evropian të një rezolute që dënon veprimet e Rusisë dhe kërkon sanksione ekonomike dhe politike./abcnews.al