Sane në shënjestër, Havertz objektiv i vështirë për Bayern

schedule14:42 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 14:42 - 11 Dhjetor, 2019

Duket se për Bayern Munchen vera e ardhshme do të jetë shumë e ‘nxehtë’. Bavarezët kanë piketuar dy lojtarë për merkaton e verës, të cilët shikohen nga drejtuesit si të duhurit për ekipin. Bëhet fjalë për dyshen Sane-Havertz.

Mesfushori i Bayern Leverkusen, Kai Havertz, është emri i parë që kërkohet nga klubi rekordmen në Gjermani. 20-vjeçari ka dhuruar paraqitje shumë të mira këtë sezon në Bundesligë, ku ka shënuar dhe 2 gola. Problemi i vetëm i gjermanit është klauzola e tij prej 90 milionë €, të cilën Bayerni nuk është gati për ta paguar.

Krejt ndryshe është situata për Lenoy Sane. Anësori i Manchester Cityt ka refuzuar kohët e fundit rinovimin e kontratës, pasi kërkon një aventurë të re. Transferimi i 23-vjeçarit në Mynih pritet të bëhet realitet në merkaton e verës për më pak se 100 milionë €. Në bisedimet mes klubeve është futur agjenti, Giovanni Branchini, i cili ka bërë të mundur transferimin e Guardiolës dhe Ancelottit tek bavarezët. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!