Sane: E vështirë të ndahesha nga Guardiola, por projekti i Bayern…

schedule17:58 - 22 Korrik, 2020

schedule 17:58 - 22 Korrik, 2020

Sulmuesi i ri i Bayern Munchen, Leroy Sane, vazhdon të jetë aktiv në media pas transferimit të tij prej 60 milion eurosh nga Manchester City. Sot, 24-vjeçari bavarez ka treguar marrëdhënien e tij me Guardiolën dhe arsyen pse u transferua në Allianz Arena.

“Marrëdhënia ime me Guardiolën është e mirë. Normalisht, kemi pasur përplasjet tona, por ishte e vështirë të mbanim mëri, pasi jetonim në shtëpia ngjitur dhe shiheshim çdo ditë. Ai është një trajner i madh, që të shtyn gjithmonë të përmirësohesh.

Padiskutim që ishte e vështirë të ndahesha me të, por mendoja se kishte ardhur koha për një aventurë të re. Projekti i Bayernit ishte i duhur për mua dhe firmosa menjëherë”, përfundoi Sane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!