Sandra Bullock del për herë të parë publikisht që nga vdekja e partnerit të saj

schedule14:03 - 28 Tetor, 2023

schedule 14:03 - 28 Tetor, 2023

Sandra Bullock bëri paraqitjen e saj të parë pas vdekjes së partnerit të saj prej shumë vitesh, Brian Randall.

Aktorja i tha lamtumirë të dashurit të saj gushtin e kaluar. 57-vjeçari dha frymën e fundit më 5 gusht, pas një beteje 3-vjeçare me ALS (sëmundja e neuroneve motorike).  Kjo humbje duket se e ka lënduar shumë Sandra Bullock, pasi ishin shumë afër dhe ajo ka qenë gjithmonë pranë tij gjatë betejës me sëmundjen.

Që nga dita e vdekjes e deri më sot, ylli i Hollivudit iu shmang daljeve publike. Këtë herë, ajo është parë në Los Angeles duke shëtitur me vajzën e saj. Aty është pikasur edhe kamera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!