Dortmund konfirmon shitjen e Jadon Sancho te Manchester United. Klubi anglez ka arritur akordin me verdhezinjtë e Bundesligës pas negociatave që kanë zgjatur rreth një vit.
85 milion euro plus bonuse do të përfitojë Dortmund nga shitja e sulmuesit të djathtë anglez, i cili e donte me çdo kusht kalimin tek ekipi i Ole Gunnar Solskjaer.
Borussia Dortmund CEO Watzke confirms: “There’s an agreement with Manchester United for Sancho. It was Jadon’s express wish to change, we would have liked to keep him. We are not happy about the money but sad that he’s leaving”. @westsven ? #MUFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 1, 2021
21-vjeçari do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me United. “Kemi arritur marrëveshjen me United në lidhje me Sancho. Jadon shprehu dëshirën për të ndryshuar skuadër, por ne do donim ta mbanim në skuadër.
Nuk kanë lidhje paratë, nuk jemi të lumtur që do të përfitojmë kaq shumë, jemi të trishtuar që Sancho po largohet“, deklaroi Hans-Joachim Watzke, CEO i Dortmund. /abcnews.al