Sancho me strategji absurde, Favre e dënoi edhe dje

schedule14:29 - 28 Nëntor, 2019

schedule 14:29 - 28 Nëntor, 2019

Jadon Sancho dëshiron të largohet nga Borussia Dortmund. Mediat kanë shkruar prej ditësh se ai ka bërë edhe një kërkesë, ndërkohë që nuk diskutohet se gjermanët për kartonin e tij do kërkojnë të fitojnë të paktën 100 milionë euro.

Të gjitha të dhënat të çojnë te një transferim i Sancho, i cili para ndeshjes u la jashtë ekipit për shkak të vonesës në stërvitje. Sigurisht nuk shpëtoi pa u gjobitur, por sjellja e tij mbetet e njëjtët. Ndoshta edhe për të lodhur verdhezinjtë.

Sërish ka pësuar masë ndaj 19-vjeçarit anglez. Trajneri Lucien Favre e ka lënë në stol, pasi është vonuar për ndeshjen kundër Barcelonës. Shumëkush është habitur për faktin që Sancho nuk ishte titullar dhe Bild ka zbuluar arsyen. /abcnews.al