Jadon Sancho duket gjithmonë e më larg Dortmundit. Ylli anglez iu bashkua verdhezinjve në verën e vitit 2017, nga ekipi i Manchester City. Pep Guardiola nuk donte largimin e sulmuesit anësor, por oferta prej 8 milion eurosh e Dortmundit, nuk mund të refuzohej asaj kohe.
Rezultoi një investim shumë i zgjuar i bordit verdhezi, pasi tashmë, Sancho vlerësohet më shumë se 100 milion euro. Dhe një shumë të tillë, janë gati ta paguajnë dy klube angleze, që synojnë kartonin e 19 vjeçarit.
Manchester United dhe Chelsea kërkojnë me ngulm shërbimet e Sancho dhe ofertat e tyre, pritet të kapin vlerën e 120 milion eurove. Dortmund është “pro” një shitje të mundshme të lojtarit, por pas Euro2020. Verdhezinjtë pretendojnë se në rast se 19 vjeçari shkëlqen në Europian, do të përfitojnë edhe më shumë para./abcnews.al