Borusia Dortmund çdo vit nxjerr lojtarë që spikasin dhe verën e vitit 2017 verdhezinjtë bënë një lëvizje mjaft të zgjuar, duke marrë nga Manchester City Jadon Sancho. Vjet ai shpërtheu, duke shënuar 12 gola në Bundesligë. Deri më tani ai numëron 17 gola, ndërkohë që ka asistuar 29 herë në 62 ndeshje.
Shifrat flasin më së miri për cilësitë e tij, ndërkohë që është qendërmbrojtësi Mats Hummels ai që e vlerëson shumë 19-vjeçarin anglez. “Mund ta imagjinoj atë në çdo ekip në botë. Edhe pse ende nuk është ‘pjekur’, ai është një futbollist i shquar”, shprehet lojtari i Dortmund.
Hummels thekson se Sancho mund të rritet akoma më shumë, pasi e ka potencialin. “Ai dëshiron shumë të përgatisë gola. Është absolutisht një armë, i cili ka akoma potencial për t’u përmirësuar”, përfundon mbrojtësi për BILD. /abcnews.al