Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Sancho donte United, ishte gati të transferohej në Old Trafford në verë”

schedule13:39 - 4 Janar, 2021

schedule 13:39 - 4 Janar, 2021

Shumë u përfol për një transferim të Jadon Sancho te Manchester United verën e kaluar. Talenti anglez i Borussia Dortmund ishte objektivi i madh i “Djajve të Kuq”, por marrëveshja nuk u arrit mes dy klubeve.

20-vjeçari i krahut të djathtë të sulmit kishte dhënë “ok”-in e tij për rikthimin në Premier League, diçka që e zbulon Hans-Joachim Watzke për Kicker. “Jadon Sancho donte Manchester United, ishte gati të transferohej në ‘Old Trafford’ në verë“, deklaron CEO i klubit gjerman.

Verdhezinjtë kërkonin mbi 100 milion euro për të lënë të lirë yllin e sulmit, teksa United tentoi të paguante me këste dhe jo të plotë shumë që donin gjermanët. Një gjë e tillë prishi negociatat mes palëve dhe akordi final nuk u arrit. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!