Sanchez pranë rikthimit në “shtëpi”, skuadra e Serie A “ëndërron” sulmuesin kilian

schedule21:56 - 22 Qershor, 2024

schedule 21:56 - 22 Qershor, 2024

Pas plot 13 vitesh “aventura” anë e mbanë Evropës, “fantazisti” kilian, Alexis Sanchez është pranë rikthimit në “shtëpi” e më konkretisht te skuadra e Udinese, skuadër ku “shpërtheu” duke u bërë i njohur në futbollin europian.

Sulmuesi latin ka dalë lojtar i lirë si pasojë e mbylljes së bashkëpunimit me “Zikaltërit” e Inter, ndërkohë që e ardhmja e tij pritet të vijojë në Serie A dhe në skenë ka dalë pikërisht skuadra e Udinese, klub ku Sanchez shkëlqeu në vitet 2008-2011, teksa formonte një dyshe spektakolare në sulm me ish-“bomberin” italian Antonio Di Natale.

Sulmuesi ka një përvojë të madhe, pasi ka luajtur me klube si Barcelona, Arsenal, Manchester Utd e Marseille, ndërkohë që numëron 163 ndeshje dhe 50 gola me kombëtaren e Kilit, me të cilën po garon në Kupën e Amerikës, megjthiatë për të kaluar tek Udinese lojtari duhet të ulë më parë pagën sezonale. /i.m /abcnews.al