Alexis Sanchez luan një rol kryesor në merkaton e janarit te Interi. Sulmuesi po vuan nga një dëmtim në kavilje dhe flitej se do të rikthehej në muajin shkurt. Megjithatë, rikuperimi i tij po shkon shumë mirë dhe me shumë gjasa, do të rikthehet edhe më herët.
Në fakt, gjatë ditës së djeshme, stafi mjekësor i Interit konfirmoi se Sanchez do të rikthehet më herët seç ishte paramenduar. “Sanchez mendohej të rikthehej në mesin e muajit janar, por gjithçka po shkon mirë dhe mund të kemi një datë më të afërt.
Gjithsesi, do të bëjmë analizat e fundit pas pushimeve”, tha një prej mjekëve të Interit për calciomercato. Interi do të ndërhynte në merkaton e janarit për të sjellë një sulmues, por rikthimi i Sanchez pritet të ndryshojë planet e zikaltërve./abcnews.al