Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez u tha ligjvënësve ukrainas në Kiev se Ukraina do të fitojë luftën kundër Rusisë. Vizita e tij vjen në të njëjtën ditë kur Spanja merr presidencën e rradhës të Këshillit të Bashkimit Europian.
Sanchez, i cili pritet të mbajë një konferencë për shtyp me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky nënvizoi gjithashtu angazhimin e Bashkimit Europian për anëtarësimin e Ukrainës në BE, duke thënë se askush nuk e meriton më shumë në fjalimin e tij në parlamentin ukrainas.
“Ne nuk harrojmë se aspirata europiane e popullit ukrainas ishte një nga justifikimet që shkaktoi reagimin rus dhe nga ana tjetër, pushtimin.
Ishte e drejtë ta nderoja këtë aspiratë duke ju dhënë statusin e kandidatit për në Bashkimin Europian. Askush nuk e meriton më shumë se ju, më shumë se Ukraina”, tha Sanchez, megjithëse ai pranoi se procesi nuk është i lehtë.
“Europa është me ju dhe ju jeni bashkë me Europën”, u tha Sanchez ligjvënësve, duke shtuar në gjuhën ukrainase, “Ju jeni Europa. Lavdi Ukrainës!”
Sanchez gjithashtu njoftoi gjatë fjalimit të tij se Spanja do të kushtojë 60 milionë dollarë për të ndihmuar Ukrainën të rindërtojë qytetet dhe infrastrukturën e saj.
/abcnews.al