Sanchez: Dyshoj nëse Izraeli po respekton ligjin ndërkombëtar humanitar

schedule10:59 - 30 Nëntor, 2023

schedule 10:59 - 30 Nëntor, 2023

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha sot se duke pasur parasysh numrin e viktimave civile në Gaza, ai dyshon nëse Izraeli respekton ligjin ndërkombëtar humanitar, ndërsa përsëriti se veprimet ushtarake nuk janë të pranueshme.

Javën e kaluar, komente të ngjashme nga Sanchez dhe homologu i tij belg Alexandre de Croix zemëruan Izraelin, ministri i jashtëm i të cilit Eli Cohen tha se komentet përsërisnin “akuza të rreme” dhe “ushqejnë terrorizmin”.

Më pas Cohen njoftoi se kishte thirrur ambasadorët e të dy vendeve.

“Me imazhet që po shohim dhe numrin në rritje të fëmijëve që po vriten, kam dyshime serioze se Izraeli po vepron në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar”, tha Sanchez në një intervistë.

“Ajo që po shohim në Gaza nuk është e pranueshme”, shtoi ai.

Sanchez, tha se marrëdhëniet midis Izraelit dhe Spanjës ishin “të drejta” dhe “vendet mike duhet gjithashtu t’i thonë të vërtetën njëri-tjetrit”.

Ai këmbënguli që vendet europiane duhet të diskutojnë për njohjen e shtetit palestinez.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha sot se duke pasur parasysh numrin e viktimave civile në Gaza, ai dyshon nëse Izraeli respekton ligjin ndërkombëtar humanitar, ndërsa përsëriti se veprimet ushtarake nuk janë të pranueshme.

Javën e kaluar, komente të ngjashme nga Sanchez dhe homologu i tij belg Alexandre de Croix zemëruan Izraelin, ministri i jashtëm i të cilit Eli Cohen tha se komentet përsërisnin “akuza të rreme” dhe “ushqyjnë terrorizmin”.

/abcnews.al